Ajo mahniti fansat me paraqitjen e saj, teksa ishte në Milano të shtunën.
Dhe Madonna dukej po aq e freskët sa u pa duke u larguar nga Milano pasi mbërriti në një aeroport privat të dielën.
Ikona e pop-it, 66 vjeçe, kishte veshur një palë çorape të zeza opake të gjata deri në kofshë dhe një minifund të zi, shkruan DailyMail.
Duke u dukur e thjeshtë për fluturimin e saj, ajo hodhi një xhaketë të zezë Adidas përpara se të përfundonte pamjen me disa çizme të zeza.
Këngëtarja e mbuloi fytyrën me një palë syze dielli të zeza të mëdha dhe i mbajti flokët e saj biondë jashtë fytyrës me disa kapëse argjendi me shkëlqim.
Pasi mori pjesë në festën e “Dolce & Gabbana” në Javën e Modës në Milano të shtunën, ylli u nis për në aeroport duke mbajtur një çantë të madhe lëkure të zezë nga.
Ajo tregoi ndjenjën e saj të guximshme të stilit me një vello të zezë dantelle dhe një kurorë të artë teksa zuri vendin e saj në rreshtin e parë përkrah Naomi Campbell dhe Ashley Graham, gjatë shfaqjes. /Telegrafi/