Ajo vendosi që pushimet pas vitit të ri 2017 të relaksohet duke bërë skijim së bashku me familjen.
Por, nuk shkoi gjithçka në rregull pasi që Madonna u rrëzua në një prej pistave zvicerane të skijimit të Gjenevës.
Fatmirësisht, këngëtarja nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë dhe shpëtoi me disa dëmtime të lehta, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se po në të njëjtin vend disa vjet më parë u lëndua edhe ish-piloti i Formula 1 Michael Schumacher, i cili sot e asaj dite shumë pak dihet për gjendjen shëndetësore, megjithëse ishte raportuar se është në gjendje kome.
Ndërkohë, 58-vjeçarja ka paralajmëruar koncerte dhe këngë të reja muzikore gjatë këtij viti. /Telegrafi/