Site icon Telegrafi

Madonna përgjegjëse për tragjedinë e Ohrit?

Klerikët bullgarë e shikojnë në tjetër prizëm këtë tragjedi. Ata e lidhin tragjedinë me koncertin që këngëtarja mbajti më 29 gusht në kryeqytetin bullgar, Sofje.

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare deklaroi se “tragjedia ndodhi për shkak të koncertit të Madonnas.”

Në intervistën që dha për kanalin televiziv bullgar BTV, Mitropoliti tha se “ u munduam t’i paralajmëronim njerëzit, por askush nuk na dëgjoi.”

Koncerti i 29 gushtit i Madonnas përkonte me vrasjen e Profetit Gjon, që është ditë zie.

Sinodi i Lartë që është edhe organi më i lartë i Kishës Ortodokse Bullgare nëpërmjet një lajmërimi një ditë para koncertit të Madonnas, pati bërë thirrje për shtyrje të koncertit për të shmangur degjenerimin e sjelljeve morale ortodokse. /start/telegrafi/

Exit mobile version