Site icon Telegrafi

Madonna përfundon koncertin në Paris, përkundër se nuk i mban lotët nga dhimbja

(Foto: Screenshot/Instagram/madonna)

Madonna e ka pasur të vështirë që ta vazhdojë koncertin në Le Grand Rex në Paris që ishte pjesë e turneut të saj, ‘Madame X’.

Këngëtarja, e cila është duke pasur probleme me lëndimin e gjurit dhe ijës, është përpjekur me çdo kusht që t’i mbajë koncertet e parapara.

Mirëpo, The Sun raporton se ajo është mbajtur nga një valltar përcjellës pasi ishte rrëzuar nga karrigia dhe ai i ka ndihmuar që t’i kryejë disa performanca të vështira.

Me gjithë dhimbjen, Madonna e ka vazhduar koncertin prej dy orë e gjysmë, edhe pse kishte qarë në skenë nga dhimbja.

Lexo po ashtu Po e arrin mosha: Turneu i Madonnas është ndërprerë disa herë, ndërsa ajo ka marrë trajtime të llojllojshme

Fansat që kanë qenë në koncert kanë bërë publikime të shumta në rrjetet sociale, duke treguar për atë që ka ndodhur, ndërkohë që MailOnline i ka kontaktuar përfaqësuesit e këngëtares, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

Exit mobile version