Madonna bëri një paraqitje befasi në Los Angeles të enjten mbrëma (4 nëntor) për të mbështetur një kauzë për të cilën është shumë e pasionuar.
Ikona 63-vjeçare doli në skenë të amfAR 2021, për të argëtuar fansat që ishin mbledhur dhe nderoi mikun e saj, Jeremy Scott me një fjalim prekës.
Alessandra Ambrosio, Meg Ryan, Addison Rae, Paris Jackson, Camila Mendes dhe Jenna Dewan ishin vetëm disa nga fytyrat e famshme që morën në pjesë në ngjarjen e mrekullueshme për të mbledhur para për SIDA-n.
Madonna u ngjit në skenë për të dhuruar një performancë elektrizuese e cila ndezi publikun, shkruan DailyMail.
Ajo u vesh me një pamje të frymëzuar nga vitet ’80 me çizme të zeza dhe një fustan me stampa që të rikujton disa nga pamjet e saj më ikonike të modës nga më shumë se 30 vjet më parë.
Madonna falënderoi fansat për ndihmën e tyre për të mbledhur para dhe ndërgjegjësim për një sëmundje që duhej të ishte zhdukur dekada më parë.
Ylli nderoi mikun e saj Jeremy Scott në fjalimin 15-minutësh. Më pas ai doli në skenë me një kostum të printuar argëtues dhe përqafoi këngëtaren e “Material Girl”.
Dhjetëra yje morën pjesë në ngjarjen bamirëse të këtij viti, e cila u mbajt në West Hollywood në Qendrën e Dizajnit Paqësor.
Gala vjetore amfAR synon të mbledhë fonde për kërkimin, parandalimin, edukimin dhe mbrojtjen e politikave publike të lidhura me AIDS-in.
Eventi amfAR u kthye këtë vit pasi u detyrua të anulohej vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/