Telegrafi

Madonna përcjell nga afër koncertin e Beyonce, pozojnë bashkë në prapaskenën e turneut “Renaissance”

Madonna ndau fotot e bëra me vajzat e saj dhe Beyonce në prapaskenë e turneut të këngëtares në New Jersey.

Ikona e muzikës 64-vjeçare ngarkoi fotografi ku shfaqeshin Beyonce, vajzat Mercy, dhe binjakët Stella dhe Estere.

Një nga vajzat e Beyonce, Rumi 6-vjeçare, u fotografua gjithashtu teksa ajo iu bashkua nënës së saj dhe mbretëreshës së popit në mes të fotos.

Krijuesja e hitit “Hung Up” ndoqi performancën e East Rutherford në MetLife Stadium të dielën mbrëma.

Së bashku me një fotografi të pamjes së saj në skenë, Madonna shkroi: “Faleminderit mbretëreshë për shfaqjen tuaj të mrekullueshme!”.

Madonna ishte elegante si kurrë më parë në event, me një kostum shumëngjyrësh të përbërë nga një xhaketë dhe pantallona të shkurtra me model rozë dhe blu.

Ylli i modës i bashkoi pjesët me geta të zeza rrjetë, një korse të zi që ekspozonte dekoltenë dhe çizme të zeza me shkëlqim.

Nëna e gjashtë fëmijëve për të kompletuar veshjen mbante syze dielli të zeza.

Artistja e “Like A Virgin” kishte vendosur vathë kryq të varur në ngjyrë argjendi dhe varëse zinxhirësh me diamant.

Nga ana e saj, Beyonce dukej bukur teksa qëndronte në mes të grupit e veshur me një mantel të zi mëndafshi mbi një nga kostumet e saj.

Lexo po ashtu Erykah Badu akuzon Beyoncen se ka kopjuar stilin e saj të veshjes gjatë turneut botëror "Renaissance"

Dalja familjare vjen pasi këngëtarja hyri në Instagram ditë më parë për t’u krenuar me fëmijët e saj, të cilët ishin aty për të në kohën kur kishte nevojë.

Pasi pësoi mpiksje gjaku që i rrezikoi jetën dhe e lanë të shtrirë në spital, ajo shkroi në një postim: “Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë. Një muaj jashtë spitalit dhe mund të reflektoj”. /Telegrafi/