Telegrafi

Madonna paditet për vonesat në koncert

Madonna (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Madonna po i zemëron fansat për shkak të kohës së fillimit në koncertet e saj të fundit. Mbretëresha e muzikës pop, e cila aktualisht është në turneun ‘Madame X’, është paditur për vonesë në fillimin e koncertit.

Në dokumentet ligjore, të siguruara nga TMZ, një mbajtës i biletave në Florida pretendon se humbi para, pasi koha e fillimit të koncertit u zhvendos për dy orë. Fansi Nate Hollander i bleu biletat për turneun në gusht, për një shfaqje më 17 dhjetor në Miami Beach.

Hollander, i cili ka bërë padinë, thotë se është qesharake që një shfaqje e mbrëmjes të fillojë në 22:30 dhe gjithashtu i bën biletat e tij më pak të vlefshme. Ai pretendon se ka kërkuar një rimbursim për tri biletat që ka blerë, për 1.024.95 dollarë dhe është refuzuar.

Madonna (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Hollander dhe ata që janë në gjyq, nuk janë fansat e vetëm të zemëruar. Madonna performoi në Las Vegas të enjten më 7 nëntor dhe u vonua për dy orë që të paraqitet në skenë, sipas Fox5 Las Vegas. Fansat e akuzuan këngëtaren dhe bënë thirrje se ata donin rimbursim kur ajo më në fund arriti të dilte në skenë – transmeton KP.

Në shfaqjen e saj të premten më 8 nëntor, Madonna foli për ankesat dhe paditë ndaj saj. “Këtu është diçka që ju të gjithë duhet ta kuptoni. Dhe kjo është që mbretëresha nuk vonohet kurrë”, ishin fjalët e këngëtares.