Telegrafi

Madonna nxit spekulime se mund të jetë deklaruar si homoseksuale

(Foto: Instagram/madonna)

Një video e shpërndarë nga Madonna në TikTok i ka nxitur njerëzit të mendojnë se është homoseksuale.

Diva e muzikës pop e ka publikuar një xhirim në llogarinë e saj të verifikuar në këtë rrjete social.

Në video, këngëtarja e famshme mban në dorë një palë brekë rozë, ndërsa në mbishkrimin në video thuhet: “Nëse huq, jam homoseksuale”.

@madonna

♬ original sound – nudy georges

Madonna më pas i hedh të brendshmet drejt një koshi të mbeturinave, huq dhe më pas bën me gjeste: “Oh, mirë”.

Videoja vjen në momentin kur 64-vjeçarja është parë duke u puthur me reperen dominikane, Tokischa, e cila është 26 vjeçare dhe njëherësh është autore e përmbajtjes seksuale.

Dyshja shfaqen gjithashtu mjaft të apasionuar në videoklipin e “Hung Up on Tokischa”, i cili është një remiks i këngës së Madonnas nga viti 2005, “Hung Up”.

Mbretëresha e muzikës pop është parë prej kohësh si një aleate e komunitetit LGBTQ+.

Gjatë një interviste për The Advocate në vitin 1991, Madonna kishte deklaruar: “Mendoj se të gjtihë kanë një natyrë biseksuale”. /Telegrafi/