Site icon Telegrafi

Madonna: Njerëzit bezdisen pse kam të dashur tri dekada më të rinj

Madonna ka deklaruar në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar se është ndier e paragjykuar gjatë gjithë jetës së saj.

Sipas 58-vjeçares, arsyeja ka qenë sepse ka jetuar jetën që donte, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, transmeton Top Channel.

“Gjithmonë jam ndier e paragjykuar dhe e shtypur. E di që shumë njerëz do të thonë se është qesharake që unë ta them këtë gjë, pasi jam e suksesshme, e pasur dhe e bardhë”.

Lexo po ashtu Madonna trondit botën: Më përdhunuan kur isha e re! (Video)

“Por, gjatë gjithë karrierës jam sulmuar vetëm sepse jam femër dhe për faktin se kam jetuar siç kam dashur. Kam pasur të dashur që kanë qenë tri dekada më të rinj se unë dhe kjo i bezdis njerëzit. Më duket se çdo gjë që bëj, i bezdis njerëzit”, ka deklaruar këngëtarja e famshme.

Ajo ka pasur të dashur 25-vjeçarin Aboubakar Soumahoro, 29-vjeçarin Timor Steffen dhe 29-vjeçarin Jesus Luz.

Exit mobile version