Telegrafi

Madonna me veshjet Cavalli, në Annual Fashion Delivers Gala

52-vjeçarja, Mbretëresha e muzikës pop, madhështoi edicionin e 50-të Annual Fashion Delivers Gala, në New York. Madonna ka dëshmuar edhe një herë se nuk është për t’u lënë anash: e veshur me kristale glamuroze, veshje seksi dhe çizme të theksuara. Tunika e egër është veshje e Roberto Cavallit.

Anne Hathaway, aktorja amerikane e cila me veshjet e të famshmit Balmain, në ballinën e revistës prestigjioze angleze Elle dhe në premierën e komedisë Love & Other Drugs, u paraqit me të bardha. Këto veshje janë të koleksionuesit Antonio Berardi, ndërsa këpucët Sergio Rossi.

Dhe, në fund, aktorja irlandeze-amerikane, Olivia Wilde, heroina 26 vjeçe e TV serialit të popullarizuar Dr. House, në ndarjen e çmimeve BAFTA në Los Angeles, u paraqit me veshje të zeza të dizajnerit njujorkas, Michael Korsa. /Telegrafi/