Site icon Telegrafi

Madonna mahnit në të brendshme të zeza, përkundër se është 61 vjeçare

Madonna (Foto: Jeff Fusco/Getty Images)

Ajo mbush 62 vite më 16 gusht, por ylli i muzikës pop, Madonna, vazhdon të jetë në formë të mahnitshme.

Biondja ka befasuar 15.4 milionë ndjekësit teksa ka ndarë një video atraktive me një dukje e stil të veçantë.

Krijuesja e hitit “La Isla Bonita” duket se po punon në një projekt të ri dhe kjo është një nga pamjet që ka vendosur të ndajë me fansat.

Madonna (Foto: Instagram)

Duke pozuar në të brendshme transparente, e njëja sfidon vitet me linjat trupore përkundër moshës së saj.

“Sot është dita”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së Madonna Louise Ciccone.

Lexo po ashtu Madonna u censurua nga Instagrami për përhapje të dezinformatave rreth coronavirusit

Ky postim i Madonnas vjen disa ditë pasi u censurua nga Instagrami për shkak të përhapjes së dezinformatave rreth coronavirusit.

Legjenda e muzikës amerikane pretendoi se tashmë ishte gjetur një vaksinë për COVID-19, por po fshihej për të ‘lënë të pasurit të pasurohen më shumë’.

Madonna gjatë kësaj kohe po ashtu tregoi se është gjobitur me një milion dollarë nga Qeveria e Rusisë pasi shprehu mbështetje për homoseksualët. /Telegrafi/

Exit mobile version