Madonna e ka kujtuar ikonën e ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, në ditën që do të ishte ditëlindja e tij.
Mbreti i muzikës pop vdiq më 25 qershor të vitit 2009, ndërsa të hënën (29 gusht) do të mbushte 58 vjet.
Atë nuk e ka harruar Madonna, e cila i ka publikuar disa fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale dhe e ka uruar këngëtarin për ditëlindje.
“Urime ditëlindjen për këtë krijesë mahnitëse dhe madhështore! Mbreti! Shkoi shumë herët”, ka shkruar diva në Instagram. /Telegrafi/