Site icon Telegrafi

Madonna ka zbuluar sekretin: Tretmani bimor i cili në mënyrë të shkëlqyeshme pastron lëkurën (Video)

Ky mjet mund t’ju ndihmojë në luftë kundër akneve, skuqjes së lëkurës, madje mund t’ju ndihmojë edhe për lëkurën e thatë dhe me zbokth…

Për t’i ofruar trupit kurën e vërtetë, por edhe për të liruar imagjinatën e vet, Madonna në vaskën e mbushur plot ka qitur bimë aromatike, të cilën me siguri edhe ju e keni në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Happy Chinese New.Year!! ??????????⛩⛩????♥️?

A post shared by Madonna (@madonna) on

Fjala është për borzilokun e freskët, bimë e cila është e njohur për efekte të shumta pozitive për shëndetin e njeriut, andaj shpesh është i përfshirë në ushqim, ndërkaq njësoj mirë ndikon nëse aplikohet edhe në rrugë të jashtme.

Përbërësi kryesor i vajit të borzilokut, i cili mund të ndihmojë kundër akneve, skuqjes së lëkurës, madje edhe në luftë me lëkurën e thatë dhe me zbokth.

Cilësitë antiseptike natyrale e bëjnë posaçërisht mjet të mirë për pastrim të fytyrës.

Prandaj ju këshillojmë që të aplikoni trukun e Madonnës, dhe në të njëjtën mënyrë të relaksoheni në banjë të ngrohtë me avull në të cilën keni hedhurborzilok, por mundeni me ujin e përgatitur të lani fytyrën.

Në fund patjetër lëkurën “ushqejeni” me krem hidratues nate. /Telegrafi/

Exit mobile version