Këngëtarja e popullarizuar, Madonna, në profilin e saj në Instagram e ka uruar Britney Spearsin për ditëlindjen e saj të 36-të.
Princesha e muzikës pop të shtunën mbrëma (2 dhjetor) ka pasur festë, ndërsa atë nuk e ka harruar mbretëresha e muzikës pop.
Në profilin e saj në Instagram, 59-vjeçarja e ka publikuar një video në të cilën e këndon hitin e Britneyt, “Toxic”.
Këtë interpretim ajo e ka bërë për nder të Ditës për luftën kundër AIDS-it, mirëpo njëherësh e ka uruar edhe kolegen e saj.
Në ngritjen e Spears si këngëtare e suksesshme, Madonna është përmendur si një nga ikonat e preferuara të saj.
Dy këngëtaret madje edhe kanë bashkëpunuar në realizimin e këngës “Me Against The Music”.
Ndërkaq, ato u bënë temë në mediat botërore kur shkëmbyen edhe një puthje në skenë. /Telegrafi/