Madonna është një ndër ikonat e muzikës botërore dhe nuk lejon lehtë që të diskreditohet.
Këngëtarja amerikane vitin e kaluar kishte arritur të bllokojë shitjen e disa gjëra me vlerë, të nxjerra në ankand në New York.
Në mesin e tyre ishte edhe një letër lamtumire e vitit 1995, të cilin ia kishte shkruar reperi 2Pac, i cili ndërroi jetë një vit më vonë.
Ai në këtë letër kishte treguar në detaj arsyen se pse i kishte dhënë fund romancës me biondinën.
Por, një gjyqtarja në qytetin e Ney Yorkut ka vendosur që këngëtarja nuk ka asnjë të drejtë mbi letrën.
Kjo pasi gjyqtarja konstatoi se Madonna nuk i ka kërkuar me kohë t’i kthehet letrat nga ish-bashkëpunëtorja, Darlene Lutz.
Madonna pretendon se nuk kishte ide që ish-bashkëpunëtorja ia kishte marrë letrën në vitin 2003.
Ndryshe, dyshja e lartcekur për dy vite ishin në lidhje dhe nuk dihen arsyet e ndarjes së tyre. /Telegrafi/