Telegrafi

Madonna: Gjithmonë mundohen të më kritikojnë për diçka

Madonna (Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)

Madonna është shprehur se po ndëshkohet për shkak se i ka mbushur 60 vjet dhe se është pjesë e një poshtërimi që ka përjetuar gjatë gjithë karrierës së saj.

Këngëtarja, e cila do ta publikojë albumin e saj, “Madame X”, muajin e ardhshëm ka thënë se shumëkush është munduar që vazhdimisht ta kritikojë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Madonna

“Njerëzit janë munduar gjithmonë të më bëjnë të hesht për një arsye apo tjetrën. Kanë thënë që nuk jam mjaftueshëm e bukur, nuk këndoj mirë dhe nuk jam e talentuar”, është shprehur diva e muzikës pop, transmeton KP.

“Dhe tani për ata nuk jam mjaftueshëm e re. Përpiqen të gjejnë diçka për të më goditur. Po përballem me moshën dhe po dënohem se mbusha 60 vjet”, ka shtuara jo.

Mbretëresha e muzikës pop ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore. Kanë kaluar 35 vite që kur kënga e saj “Like a Virgin” kryesoi top-listat në SHBA dhe arriti vendin e tretë në Britaninë e Madhe.