Madonna, këngëtarja e famshme e muzikës pop, së fundmi ka ndarë me publikun ndjesitë e saj gjatë ditëve kur ka qenë në koma të induktuar.
Ajo është shtruar me urgjencë në spital në fund të qershorit të vitit të kaluar për shkak të një infeksioni bakterial dhe si rezultat, është vendosur në koma të induktuar, shkruan Klix.
Megjithatë, pasi ka arritur të shërohet, këngëtarja 65-vjeçare ka vazhduar turneun e saj “Celebration Tour” me të gjitha fuqitë dhe ka kujtuar në një nga koncertet e saj të fundit se si ka kaluar rasti i saj.
Gjatë një pauze nga një performancë në Los Angeles, ajo i ka befasuar fansat me një fjalim në të cilin ka falënderuar mjekun David Agus, i cili i ka shpëtuar jetën.
“Këtë verë kam përjetuar një befasi. Kam pasur një përvojë pranë vdekjes. Po, nuk po bëj shaka. Ishin momente tmerrësisht të frikshme. Sigurisht, nuk kam ditur asgjë për katër ditë, sepse isha në koma të induktuar”, kujtom ajo.
Madonna ka zbuluar se fjala e saj e parë pas zgjimit ka qenë “jo”, dhe ka shpjeguar edhe pse.
“Jam mjaft e sigurt se Zoti më pyeti: ‘Dëshiron të vish me ne? Dëshiron të shkosh me mua? Dëshiron të ndjekësh këtë rrugë?’ Dhe unë i thashë: ‘Jo. Jo'”, ka shpjeguar ajo.
Mjeku i ka këshilluar që të ekspozohet rregullisht në diell, pasi kjo do të ndihmonte që mëlçia e saj, e cila ishte dëmtuar gjatë infeksionit, të rikuperohet. Madonna thekson se ky periudhë ka qenë shumë e vështirë për të.
“E di që mund të tingëllojë e çuditshme, por ka qenë periudhë e vështirë dhe nuk isha e sigurt kur do të isha në gjendje të ngrihesha sërish, të isha vetvetja apo kur do të ktheja energjinë”, shtoi ajo.
Ndërkohë, turneu i saj ka treguar që ajo është rimëkëmbur me sukses dhe ka vazhduar nga ku kishte ndaluar para se të prekej nga infeksioni bakterial. /Telegrafi/