Telegrafi

Madonna edhe në të 62-at vendos të ekspozohet

Madonna Foto: Daily Mail

Madonna vazhdon të ndjek trendin edhe përkundër moshës që ka.

Këngëtarja e njohur së fundmi është parë me disa imazhe provokuese në rrjet, të cilat po ngjallin reagime pozitive, shkruan Daily Mail.

Ani pse veshje e fundit nuk përkon me të, Madonna sërish ka zgjedhur që të ekspozohet me veshjen plot stil.

Derisa mori poza interesante para kamerës, artistja në rend të parë zgjodhi që të theksojë gjoksin e formësuar.

“Jetë e re, New York”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Flokët bukuroshja brune i kishte të kapura mbrapa kokës, kurse edhe aksesorët nuk munguan në paraqitjen e saj.

Postimi mori një sërë komentesh nga fansat e saj, të cilët e komplimentonin për dukjen. /Telegrafi/