Site icon Telegrafi

Madonna edhe në të 62-at shfaqet e mrekullueshme me fizikun e formësuar

Madonna Foto: Instagram/madonna

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Madonna, vazhdon të mahnit ndjekësit e saj.

62-vjeçarja ka shfrytëzuar mundësinë për të ndarë disa imazhe, me të cilat mori vëmendje të madhe, shkruan Daily Mail.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ u pa me një pozë interesante, ndërsa ‘përqafonte’ një kitare.

Për këtë paraqitje të radhës Madonna vendoset të shfaqet natyrale, teksa flokët bionde i kishte lënë të lira mbi supe.

Çka ka rënë në sy të audiencës ishin edhe aksesorët, derisa njërën dorë e kishte të mbushur me byzylyk.

Ajo përndryshe shfaqi edhe disa fotografi të tjera bardh e zi, të cilat u komentuan për të mira nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version