Site icon Telegrafi

“Madonna duhej të qëndronte në shtëpi” – disa të dhëna nga ‘Eurovision 2019’

(Foto: andout via Madonna via ID PR via Getty Images/Guliver)

Të shtunën është mbajtur nata finale e ‘Eurovision 2019’, me ç’rast nga ky kompeticion muzikor doli fitues Holanda në krye me Duncan Laurence me këngën “Arcade”.

Dhe kështu ka mbaruar edhe për një vit tjetër Festivali Evropian i Këngës, por çfarë kemi mësuar nga edicioni i 64-të i konkursit në Tel Aviv.

Paraqitja në skenë

Këngët më mbresëlënëse u zhvilluan kur dolën votat. Azerbajxhani bëri një paraqitje interesante, gjersa u shfaqën në skenë duke vallëzuar me robotë, ndërsa Australia kishte Kater Miller me një fustan mjaft të veçantë.

Ndërsa Sergei Lazarev i Rusisë ju bëri të mendoni se ai ishte i rrethuar nga pasqyra, përpara se reflektimet të fillonin të bënin gjënë e tyre. Por, asnjë nga këto nuk ishte e mjaftueshme për të bërë përshtypje te publikut.

Sergey Lazarev në Eurovision 2019 (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Madonna duhet të qëndronte në shtëpi

Nuk ishte vetëm vokali i saj. Por, duke shikuar një ikonë të muzikës në Eurovision me gjithë paraqitjen dhe këngën e saj, ishte tronditëse. Duke pasur parasysh kërcënimin politik dhe duke u quajtur “prostitutë” nga Bobby Gillespie që erdhi me vendimin e saj për të performuar në Tel Aviv, Madonna duhet të pyesë nëse ia vlen.

Madje, ajo ishte cilësuar nga të gjithë si një nga këngëtaret me performancën më të dobët pavarësisht dilemës së saj se a do të performonte apo ajo.

Madonna në “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Nuk do ketë Eurovision pa përfshirjen e politikës

Bashkimi Evropian i Radiodifuzionit përpiqet ta mbajë ngjarjen politikisht neutrale dhe Eurovisioni ka pasur diskutime edhe më parë, por me thirrjet për të bojkotuar ngjarjen e këtij viti nga lëvizja Bojkoti, Shpronësimi dhe Sanksionet (BDS), aspekti politik i Izraelit si mikpritës ishte i vështirë për t’i shpëtuar, sidomos në mediat sociale. Netët e Eurovisionit shpesh nxisin një shpërthim të madh të gëzimit dhe shpirtmirësisë në Twitter, por këtë vit, qeshjet dhe shakatë u pikësuan me përkujtues të konfliktit izraelito-palestinez.

Shtetet në garë, votimi (Foto: BBC)

Dhe ndërkohë që organizatorët duhet të kenë pasur frikë nga protesta dhe demonstrime më të mëdha në arenë, ata nuk mundën ta pengonin hyrjen e Islandës dhe anëtarët e grupit “Hatari” që mbanin shamitë palestineze pasi u dhanë pikët e tyre të votimit publik.

Asgjë nuk ishte më e mirë sa performanca e yjeve të Eurovisionit të viteve të kaluara

Ato që morën vëmendje nuk ka dyshim se ishin yjet e Eurovisionit të së kaluarës duke interpretuar këngët e njëri-tjetrit. Conchita Wurst, Mans Zelmerlow  dhe Eleni Foureira morën skenën me radhë për të kënduar, me një kthim të mirëpritur për legjendaren Verka Serduchka.

Theksojmë se Shqipëria u rendit në vendin e 18-të me përfaqësuesen Jonida Maliqin me këngën “Ktheju Tokës”. /Telegrafi/

Exit mobile version