Këngëtarja e njohur Madonna dhe ish-bashkëshorti i saj Guy Ritchie, janë në betejë për kujdestarinë e djalit të tyre 16 vjeçar, Rocco.
Dokumentet e gjykatës të siguruara nga TMZ, bëjnë të ditur se dyshja në fjalë janë ftuar për tu paraqitur sot (e mërkurë) në seancën e radhës për zgjidhjen e kësaj çështje.
Mosmarrëveshja e tyre filloi në dhjetor të vitit 2015, ku pas një shkëputje të Roccos me nënën e tij, këngëtaren 58 vjeçare, ai u zhvendos për të jetuar me babain e tij 47 vjeçar Guy Ritchie.
Dëshmia e gjyqit thotë se Madonna kishte nxitur djalin e saj kundër babait, si dhe ka përdorur masa disiplinore ndaj tij, me arsyetimin se ajo është prind.
Kushtet e marrëveshjes së tyre të mbeten konfidenciale, por është e kuptueshme se Rocco do të arsimohen në Londër, me vizita të rregullta nga nëna e tij. /Telegrafi/