Këngëtarja e mirënjohur amerikane, Madonna, e ka anuluar koncertin e fundit në kuadër të turneut “Madame X”.
61-vjeçarja si arsye e ka përmendur një dhimbje të papërshkrueshme, të cilën e kishte ndier gjatë koncertit të mbajtur në Miami.
Përkundër dhimbjes, ajo nuk e kishte ndërprerë atë koncert, por e kishte duruar dhimbjen deri në fund të performancës duke i plotësuar pritjet e publikut.
Nga ana tjetër, turneu evropian i Madonnas nuk është anuluar dhe as nuk është shtyrë, përkundër këtyre problemeve shëndetësore.
Mbretëresha e muzikës pop, e cila nuk heziton të flasë publikisht kur ka ndonjë shqetësim shëndetësor, do ta fillojë turneun evropian më 12 janar në Portugali. /Telegrafi/