Telegrafi

Madonna bën sërish bujë me imazhet nga studio e muzikës, e shtrirë në dysheme pozon me këmbët hapur

Madonna u rikthye në studio mbrëmjen e së hënës (17 janar), por mundësia për të shkaktuar një tjetër bujë nga kabina regjistrimi nuk i humbi këngëtares provokuese.

Ikona e popit, 63 vjeçe, ka bashkuar forcat me DJ transgjinore, Honey Dijon dhe producentin Mike Dean për një koleksion të ri ‘remix’ nga katalogu i saj i gjerë i hiteve.

Duke vizituar një studio në Los Angeles për të vazhduar punën në projekt, ajo solli pamjen e saj me një seri postimesh në Instagram – një veprim i përsëritur gjatë muajve të fundit.

Foto: Madonna/Instagram

E veshur me një xhaketë të zezë nga sateni, mini-fund dhe geta rrjetë, ylli amerikan ndau fotot teksa shtrihej në dysheme.

Ndër fotot ribashkimit të saj me Dijon, Madonna përfshiu edhe imazhe me këmbë të hapura teksa ishte ulur para një sintetizuesi.

Foto: Madonna/Instagram

Këngëtarja do të publikojë jo më pak se 50 ‘remix-e’ më vonë këtë vit, dhe ajo mori apel universal nga fansat pasi ndau një klip të shkurtër të një version tekno të këngës “Ray Of Light” të vitit 1998.

Foto: Madonna/Instagram

Këngëtarja së fundmi la të kuptohej se e dashura e re e Kanye West, Julia Fox, është në garë për të luajtur në filmin e saj biografik të vonuar që dokumenton ngritjen e saj në yll, pasi dyshja shijuan darkën në restorantin Delilah në Los Angeles të mërkurën.

Foto: Madonna/Instagram

Ndërsa ajo nuk konfirmoi se Julia po luante në filmin e saj, ajo shkroi në postimin e saj në Instagram se ata ‘folën për filmin’, duke bërë shaka ‘njerëz të tjerë u shfaqën’ pasi në pamjet nga mbrëmja u panë edhe Floyd Mayweather dhe Kanye West.

Foto: Madonna/Instagram

Krijuesja e hitit pritet të drejtojë filmin e saj biografik dhe ta shkruajë atë me skenaristin e Juno, Diablo Cody. /Telegrafi/

Foto: Madonna/Instagram