Site icon Telegrafi

Madonna befasoi fansat ndërsa iu bashkua protestës ‘Black Lives Matter’ në Londër me paterica

Madonna ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj në protestën “Black Lives Matter” me paterica duke iu bashkuar personave tjerë të famshëm përfshirë këtu, Anthony Joshua dhe Boris Becker.

Këngëtarja legjendare, 61-vjeçe, u bashkua në protestën e organizuar në Londër të shtunën, teksa po vuan nga një dëmtim i gjurit që nga turneu i saj në tetor të vitit të kaluar.

Alexa Chung dhe Suki Waterhouse gjithashtu përmes llogarive të tyre në Instagram treguan se janë bashkuar me protestuesit pas vrasjes së George Floyd, ngjarje kjo që ka ndezur demonstrata në mbarë botën që nga fundi i muajit të kaluar.

Madonna (Foto: IH/Capital Pictures)

Ish-polici Derek Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë, pasu u shfaq në një video duke ia shtypur qafën afro-amerikanit për gati nëntë minuta në Minneapolis, Minesota.

Lexo po ashtu “Jam refuzuar shumë herë”, futbollisti Andre Gray rrëfen përvojën e tij me racizmin

Ndërkohë, Madonna gjatë protestës kishte veshur një bluzë të firmës ‘Nike’ me mbishkrimin “Black Lives Matter” dhe kishte vënë një palë syze dielli të mëdha.

Krijuesja e hitit “La Isla Bonita” mori guximin të dilte me dëmtimin e saj në gju, vetëm disa ditë pasi doli nga spitali.

Madonna (Foto: IH/Capital Pictures)

Disa fansa ndanë video të superyllit gjersa po bërtiste: “Pa drejtësi nuk ka paqe”, përkrah qindra protestuesve.

“Mbretëresha Madonna në protestën e Black Lives Matter sot në Londër! Gjithmonë në anën e duhur të historisë”, shkroi një fans i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version