Telegrafi

Madoff shkakton probleme për bankat

Banka më e madhe në Spanjë, Santander zbuloi se një prej fondeve të investimeve mund të humbasë më shumë se tremiliard dollarë.

Në Britani, Banka Mbretërore e Skocisë, që u mor muajin e kaluar në mbrojtje nga qeveria, mund të humbasë 600 milion dollarë.

Bankat kryesore dhe institucionet financiare në Francë, Itali dhe Japoni kanë thënë se edhe ato mund të humbasin.

Zoti Madoff është paditur se e ka përdorur fondin e tij privat të investimeve si skemë piramidale.

Në muajin janar, banka e dytë për nga madhësia në Francë, Societe Generale, ishte në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të mashtrimit, që kushtoi bankës humbje prej më shumë se 7 miliard dollarë.

Një prej figurave më të njohura të sektorit financiar londinez, Nicola Horlick nga Bramdean Asset Management, i tha BBC-së se rasti më i fundit e linte në hije historinë me bankën franceze:

"Kjo ka ndodhur në kohën e krizës së kreditit dhe është një prej skandaleve më të mëdha financiare, ndoshta në historinë e tregjeve."

"Në fillim të vitit, një punonjës francez i bursës i kushtoi Societe Generale 7 miliard, kjo ishte shumë. Por 50 miliard është një shumë jashtëzakonisht e madhe," tha Nicola Horlick. /bbc/