Telegrafi

Madoff mund të dënohet deri ne 150 vjet burg

Prokurorët e akuzojnë zotin Madoff se nga vitet 80 e deri në arrestimin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, ai përdori një skemë për t’i grabitur klientët duke u marrë atyre miliarda dollarë nën pretendime të rreme.

Ata thonë se financieri i Uoll Stritit operonte një skemë piramidale gjigante përmes së cilës përvetësoheshin paratë e klientëve ndërkohë që u jepte atyre përshtypjen se ky ishte një biznes i ligjshëm.

Prokurori Lev Dassin tha se "përmasat e mashtrimit të zotit Madoff janë të papara.”

Avokati i zotit Madoff tha se se pret që të enjten, klienti i tij ta pranojë fajësinë që lidhet me akuzat për mashtrim, shkelje të betimit para gjykatës dhe pastrim parash. /voa/