Telegrafi

Madoff, 150 burgim për mashtrime financiare

Mijëra vetë humbën miliarda dollarë në skemën e tij të investimeve. Disa prej tyre dëshmuan edhe sot në gjyq.

Disa folën me zemërim e të tjerë duke qarë. Shumë prej tyre thanë se Madoff i rrënoi ata financiarisht dhe i kërkuan gjykatësit që ta dënonte atë me një afat të gjatë burgimi.

Madof i joshi investitorët në skemën e tij duke u thënë se u siguronte përqindje të mëdha fitimi.

Në fakt, me paratë që merrte nga investitorët e fundit, ai paguante të parët, duke krijuar përshtypje të rreme se ata kishin patur përfitime të ndjeshme. /voa/