Telegrafi

Madof, përvetësoi 21 miliardë dollarë

Këtë e zbuloi bashkëpunëtori i Madofit, Irvin Pikard, i cili ka pasur qasje në skemën piramidale me të cilën janë keqpërdorë shumë investitorë të botës.

Madof gjatë 15 viteve ka udhëhequr fondin investues në të cilin 13.555 investitorë investuan 64.8 miliardë dollarë. Fondi nuk i investoi mjetet e tij në tregun, por i ruajti në llogari bankare dhe vepronte si piramidë financiare. Kërkesat e investitorëve të vjetër paguheshin me paratë e investitorëve të rinj.

Investitorëve të dëmtuar, deri më tani u është paguar dëmshpërblimi prej rreth gjysmë miliardë dollarëve.