Gëzim Morina ka nisur të krijojë një aeroplan me telekomandë, që sipas tij është më i madhi i llojit të vet.
Ai ka treguar detaje rreth ndërtimit të tij dhe dimensioneve e peshës që ka ky aeroplan.
Gëzimi e ka nisur këtë aeroplan të fluturojë mbi stadiumin e qytetit të Kamenicës, derisa e dirigjoi me telekomandë.
“Ky është një projekt që e kam nis para 5 muajve dhe e kam përfunduar tash”, ka treguar ai në një rrëfim për KlanKosova, duke treguar edhe madhësinë e aeroplanit, përkatësisht përmasat e tij.
Gëzimi ka treguar më tej se 90 për qind të sistemit të aeroplanit i ka bërë vetë.
“Bateriat spo mundem me i gjet kërkun në Kosovë, por i kam kombinu me disa bateri të dronëve – por këtij aeroplani i nevojitet një bateri më e madhe. Me bateritë që i kam kombinu kom arrit me fluturu deri në 3 minuta”, ka treguar ndër tjerash Gëzimi.
Ai ka bërë të ditur se ky model është gërshetim i dy modeleve tjera të ndryshme, të cilat i ka kombinuar.
“Njëri aeroplan është aeroplan transportues i ushtrisë së Amerikës C-130 dhe një aeroplan tjetër Airbuss A-220”.