Që pas kohës së Dino Zoffit, Italia është mburr me portierët e saj, por padyshim që i pa arritshëm ka qenë kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon.
Buffon ka arritur ta mbajë portën e pa prekur ndaj Sassuolos në fitoren 1-0 të Juventusit.
Ndërkohë në këtë takim ai ka kaluar një legjendë tjetër në Itali, si Dino Zoff me 904 minuta pa pësuar gol.
Deri në fund të ndeshjes Buffon e ka ngritur minutazhën e tij në 926 minuta pa pësuar gol në Serie A.
Kështu portieri italian do të mund të thyej rekordin fantastik që mbahet nga Sebastiano Rossi.
Në ndeshjen e radhës që Juventus do ta luaj ndaj rivalit lokal Torinos, Buffon do të duhet ta mbajë portën e pa prekur në katër minutat e para për të thyer rekordin prej 929 minutave pa pranuar gol. /Telegrafi/