Site icon Telegrafi

Madhësia e vagjinës tuaj: A është normale?

Shumë gra brengosen se a është normale madhësia e vagjinës së tyre. Shumica nga to nuk kalojnë kohë duke i krahasuar vagjinat e tyre me të shoqeve, pasi që nuk e dinë se cila madhësi është normale, e cila jo.

Sidoqoftë, disa studime të reja kanë filluar t’iu përgjigjen këtyre pyetjeve, transmeton Telegrafi.

Dr. Brook McFadden ka vendosur të zbulojë se cila madhësi është normale duke i matur pjesët private të 168 grave me një moshë mesatare prej 57 vjet.

Në gjerësinë e buzëve të brendshme, madhësia mesatare e buzës së majtë ishte 2.1 cm e gjerë, por mund të shkonte nga 0.4 cm deri në 6.4 cm.

Gjerësia mesatare e buzës së djathtë ishte 1.9 cm, por mund të shkonte nga 0.3 cm në 7.0 cm. Ky ishte një studim i vështirë për të zgjedhur një madhësi normale.

Për buzët e jashtme, madhësia mesatare ishte 8.1 cm, ndërsa qendra e kënaqësisë së një zonje kishte një gjerësi prej 0.2 cm deri tek 0.5 cm dhe një gjatësi prej 0.4 cm, e deri tek 4.0 cm, me një gjatësi mesatare prej 1.6 cm.

Kanali brenda trupit ka një gjatësi mesatare prej 9.6 centimetrave, mirëpo kjo gjatësi mund të arrijë deri në 12.5 centimetra.

Shumë gjëra e ndryshojnë madhësinë e vagjinës, si p.sh. lindja e fëmijës, seksi, mosha etj. /Telegrafi/

Exit mobile version