Francesco Totti i tha lamtumirë Romës në fitoren ndaj Genoas me rezultat 3-2.
Kapiteni romak u largua pas 25 vjetësh karrierë te Roma dhe i përshëndetu ata pas kësaj fitore që i dërgoi direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
40-vjeçari arriti të shënojë 307 gola dhe realizoi 197 asistime në 786 ndeshje për klubin e vetëm në karrierë.
Ndaj Genoas ai u fut në minutën 54 nën duartrokitjet e mëdha dhe u largua me një lamtumirë ashtu sic e meritonte.
I gjithë stadiumi Olimpico ishte nën lot pasi idhulli i tyre u largua, por vetëm, pasi miliona tifozë që po e ndjekin këtë takim nga televizori me siguri nuk kanë mundur t’i mbajnë lotët.
Lotët nuk mundi t’i mbajë as legjenda, por edhe shumë lojtarë të Romës, ndërsa më poshtë keni disa fotografi dhe video. /Telegrafi/
No words. #Totti pic.twitter.com/S3X2yDIZW1
— AS Roma English (@ASRomaEN) May 28, 2017
Totti's farewell would bring tears to a glass eye. 😢 https://t.co/G7X1TbRdfr
— Ian Walsh (@walsh_i) May 28, 2017
https://twitter.com/BusquetsLegacy/status/868908667206221824