Telegrafi

Madhështore/ Flamuri i Kosovës i pranishëm në stadiumin e klubit rus (Foto)

Futbollistët shqiptarë po luajnë me mjaftë sukses nëpër klube të ndryshme botërore.

Përpos sukseseve individuale ata janë edhe ambasadorët më të mirë të shtetit tonë Kosovës.

Njëri nga ta është edhe Bernard Berisha i cili po luan me mjaft sukses në elitën e futbollit rus, fillimisht tek Anzhi ndërsa tani tek Terek Grozny, shkruan Telegrafi.

Transferimi i Berishës ka bërë që klubi tani ta vendosë flamurin e Kosovës në stadium përkrah flamujve tjerë.

Kjo gjë e ka bërë krenar Beranrd Berishën i cili e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Përpos flamurit të Kosovës aty është edhe flamuri kombëtar. /Telegrafi/