Panairi i veturave që po mbahet në qytetin kinez Guangzhou ka patur një fillim të “nxehtë”, pasi një koncept futuristik u përfshi nga zjarri.
Detaje për këtë incident aktualisht ka pak, por në rrjetin social Weibo janë publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Fjala është për konceptin e kompanisë kineze IAT Automotive që bëri të ditur se tenda e vendosur brenda sallës u përfshi nga zjarri.
Shkaqet e incidentit akoma nuk dihen, por zjarri është lokalizuar shpejtë dhe askush nuk është lënduar.
#AutoGuangzhou2022 gets off to a “fiery” start. The concept from Chinese vehicle design and engineering company IAT that caught fire on the eve of this year’s Guangzhou Auto Show. pic.twitter.com/s2w0s6oQdr
— Lei 𝕏ing邢磊 (@leixing77) December 29, 2022
Deri më tani zyrtarisht nuk është bërë e ditur por besohet se vetura shkaktoi zjarrin.
Kujtojmë që ky vend aziatik shpesh kritikohet për cilësinë e dobët të prodhimeve të ndryshme, si dhe për kopjimin dhe falsifikimin e markave të njohura botërore. /Telegrafi/