Manchester United e ka bërë mesfushorin e Leicester Cityt, James Maddison, objektivin e tyre kryesor për vitin 2020.
Maddison do të kushtojë rreth 60 milionë funte apo tre herë më shumë se çmimi që i kushtoi Dhelprave kur arriti nga Norëich City në qershor të vitit të kaluar.
Sipas mediumit The Times, Unitedi do të ishte i gatshëm të paguante atë çmim për të siguruar 22-vjeçarin, i cili është bërë një nga talentet e reja më të ndritur në Ligën Premier.
Skautët e Unitedit raportohet se kanë qenë të ngarkuar me monitorimin e Maddisonit këtë sezon përpara një oferte për mesfushorin kreativ verën e ardhshme.
Thuhet se drejtuesit e Unitedit nuk kanë gjasa të bëjnë lëvizjen e tyre në janar, por një tentativë pritet të ndodh në verë. /Telegrafi/