Telegrafi

Maddison i kthen përgjigje pozitive Unitedit

James Maddison. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

James Maddison duket se do të transferohet tek gjiganti anglez Manchester United.

Mesfushori anglez prej kohësh po kërkohet nga skuadra nga Old Traford dhe duket se transferimi i tij në klubin bardhekuq do të realizohet në verë.

Mediat angleze kanë raportuar se Maddison i ka kthyer përgjigje pozitive Unitedit pasi dëshiron transferimin në Old Traford.

James Maddison. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

23-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Leicesterit, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar në tre të tjerë.

Tani i mbetet Djajve të Kuq që ta bindin Leicesterin për ta lënë të lirë Maddisonin.

United është gati të paguajë deri në 60 milionë euro për lojtarin, por që Leicester ka pretendime më të larta. /Telegrafi/