Site icon Telegrafi

Macron ju drejtohet me një video qytetarëve të Maqedonisë: Unë e përkrah fuqishëm këtë marrëveshje (Video)

Kryetari i Republikës së Francës, përmes një video që e ka publikuar kryeministri Zoran Zaev, flet rreth marrëveshjes së arritur me Greqinë duke e quajtur si hap i madh.

“Hapi u bë me guximin e liderëve tuaj, përmes vendit tuaj dhe Greqisë, me çka mbaron kontesti 27-vjeçar”, thotë Emmanuel Macron duke shtuar se me marrëveshjen e Prespës mundësohet zhvillimi dhe përgatitje për të ardhmen, ndërsa referendumi më 30 shtator ka të bëjë pikërisht për këtë marrëveshje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai foli edhe për të gjitha polemikat që janë të pranishme, duke i cilësuar si si pjesë demokratike të vendit.

Macron thotë se beson në kontinentin tonë, në fuqinë e Evropës, në fuqinë e kolektivitetit, urtësisë dhe bashkëpunimit dhe se asnjë marrëveshje nuk është e përkryer, por për këtë marrëveshjet pritet tashmë 27 vite dhe siç thotë ai kjo marrëveshje u arrit për shkak të liderëve tuaj dhe grek.

“Unë e përkrah. Plotësisht! Fuqishëm! Konsideroj se i njëjti ka vend në planet për të ardhmen e Maqedonisë. Ai është edhe thelbi i ambicieve të rinisë tuaj dhe i asaj se çfarë mund të bëjmë bashkërisht në vitet e ardhme” thotë Macron duke shtuar se qytetarët e Maqedonisë duhet të vendosin se a janë për ndryshime kushtetuese apo ajo, që marrëveshja të jetë vlefshme dhe se ai me vendosmëri beson se kjo marrëveshje është e mirë./Telegrafi/

Exit mobile version