Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda do të përpiqet sot në Varshavë që të bind presidentin e Francës, Emmanuel Macron që të lehtëson qëndrimin skeptik drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimorë dhe fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, thonë nga kabineti i presidentit polak.
Siç informon korrespodenti i AIM-së nga Beogradi, Beta e përcjell deklaratën e shefit të kabinetit të presidentit polal, Kshishtof Shqerski i cili deklaroi “Polonia do të bind partnerët francez që lënë të hapur dyert për vendet që dëshirojnë që hynë në BE dhe NATO”.
“Presidenti Duda, dëshiron që të bisedojë për shkaqet e qëndrimit skeptik të presidentit francez dhe mundësisë që ta largoj nga ajo”, tha Shqerski.
Ai tha se një ditë më vonë, të martën Presidenti Duda në Varshavë do të takohet edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe do të përcjell rezultatet e bisedimeve me Macron./Telegrafi/