Site icon Telegrafi

Macron pret Ramën në Elysee

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron sot në Paris. Kreu i shtetit francez iu përgjigj pozitivisht letrës personale të kryeministrit shqiptar sa i takon zhbllokimit të qëndrimit të Francës në lidhje me procesin e integrimit, në pritje të verdiktit të qershorit.

Siç mëson Top Channel të enjten në mbrëmje kryeministri Rama zhvillon një takim një orësh në Pallatin Elysee.

Ashtu siç edhe u shpreh më herët këtë javë, kryeministri Rama këmbëngul të realizonte takimin me kreun e shtetit francez, duke kërkuar të sigurojë qëndrimin pozitiv të Francës në lidhje me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Pas vizitës më Gjermani dhe takimit me kancelaren Merkel dy javë me parë, kjo vizitë në Francë formalizuar në takimin me presidentin Macron është një shenjë pozitive e mbështetjes evropiane që Shqipëria po merr në hapat e saj për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Exit mobile version