Telegrafi

Macron me grua 25 vjet më të vjetër, por Le Pen është totalisht ndryshe (Foto)

Dy garuesit që morën edhe më tepër famë ndërkombëtare nga zgjedhjet në Francë janë Emanuel Macron dhe Marine Le Pen.

Pak më parë mediat sollën një artikull për profilin e kandidatit që kryeson garën Macron, tek jeta e të cilit bëri shumë bujë historia e dashurisë me mësuesen 25 vite më të madhe, tashmë gruan e tij.

Lexo po ashtu Ai 39, ajo 64 vjeçe, u njoftuan kur ai ishte nxënës e ajo mësuese – historia interesante e çiftit që mund të udhëheqin Francën

Por kandidatja tjetër Le Pen e cila është një radikale e ekstremit të djathtë, kur vjen puna tek jeta private është totalisht ndryshe.

Marine Le Pen është divorcuar dy herë, ka tre fëmijë ndërsa aktualisht është në një lidhje dashurie me zëvendës presidentin e partisë së saj, Luois Eliot.

Ata bëjnë 8 vjet së bashku. Marine le Pen e cila është një kandidate e fortë për Presidente të Francës, është në një lidhje dashurie me Luois Eliot që thuhet se është hebre, çifut dhe është zëvendës/presidenti i partisë së saj të ekstremit të djathtë, ata nuk janë të martuar dhe nuk kanë fëmijë së bashku.

Le Pen ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme me ish-burrin e saj Frank Chauffroy. Ajo ka qenë e martuar me Frank Chauffroy nga viti 1995 deri në vitin 2000. Në vitin 2000 ajo u nda dhe u martua me Eric Lorio, por martesa e tyre përfundoi në vitin 2006.

Aliot dhe Le Pen kanë që nga 2009 së bashku dhe kanë një shtëpi në Millas që e blenë në vitin 2010. Ai ka thënë se nuk do të bëhet zotëria i parë i Francës nëse e dashura e tij Le Pen fiton zgjedhjet. /opinion.al/