Xherdan quhet maçorri nga raca Sphynx, që me pamjen e pazakontë ka mbledhur më se pesëmijë ndjekës në Instagram.
Gjallesa pesëvjeçare, që jeton me Sandra Filipi në Zvicër, ka një pamje që mund t’i irritojë shumë njerëz, transmeton Telegrafi.
Por, jo edhe pronaren e tij 45-vjeçare, të cilës ‘i vodhi zemrën’, kur e pa në një ueb-faqe se po jepej për adoptim.
Lëkura tij pa qime dhe me shumë rrudha, iu është dukur interesante shumë njerëzve, që ia pëlqejnë fotografitë dhe kërkojnë ta shohin në pozita të ndryshme.
“I vë stoli dhe e pozicionoj në hapësira nga më të ndryshmet. Është shumë i mërrolur, kjo e bën edhe më atraktiv”, ka thënë Filipi.
Madje, ka pasur edhe shumë oferta, në Xherdani të merr pjesë edhe në projekte të ndryshme reklamimi. /Telegrafi/