Telegrafi

Maçorri mbijeton udhëtimin tri javësh pa ushqim

Përfaqësuesit e shoqatës për mbrojtjen e kafshëve në Arizona kanë treguar se një maçorr dyvjeçar është futur në një kontejner në Pompano Beach të Floridas, derisa një banor i këtij vendi ishte duke paketuar gjërat e tij, për t’u zhvendosur në Phoenix, në shtetin Arizona.

Kontejneri me maçorrin për një kohë është ndalur në Florida, e më pas është transportuar në Arizona, ku punëtori i depos ka dëgjuar mjaullimat e tij.

Maçorri i quajtur Meatloaf ka qenë i etshëm dhe i uritur, por i palënduar, derisa mashkulli i cili po zhvendosej është kujtuar se një maçorr të tillë e kishte parë tek komshinjtë e tij.

Pronarët e Meatloafit, në momentin që është zhdukur kafsha e tyre shtëpiake, nëpër lagje kishin ngjitur pamflete, e qiradhënësit i është kujtuar pamfleti kur e kanë thirrur nga Arizona për të pyetur nëse dihet se i kujt është maçorri.

Meatloaf për një kohë do të këndellet në Arizona, para se t’u kthehet pronarëve të tij.