Site icon Telegrafi

Maçorri kalon 70 kilometra për gjetur pronarët

Kafsha nuk u nis kot në udhëtimin e gjatë dhe më në fund u ribashkua me “familjen” e tij të humbur.

Ata të gjithë jetonin në qytetin Divnogorsk, jo shumë larg nga Krasnoyarsk, por familja u desh që të largohet në qytetin tjetër të Sosnovoborskit. Në nguti askush nuk e kishte hetuar se maçorri po mungonte.

“Ne po e kërkonim atë që një kohë të gjatë, por kurrë se gjetëm”, ka thënë Sergey Minskikh. “Fëmijët ishin shumë të mërzitur. Ata e donin kafshën e tyre. Ai ka jetuar me ne që pesë vite”, ka shtuar ai.

Për çudinë dhe gëzimin e familjes maçorri u paraqit në pragun e shtëpisë së tyre të re pas tre muajsh, kur të gjithë e kishin humbur shpresën se do ta shihnin sërish.

Kafsha e shkretë ishte dobësuar dhe rraskapitur shumë, por nuk ishte hiq më pak e gëzuar se pronarët e tij.

Tani maçorri është bërë muhabet për tërë qytetin dhe ai po vizitohet rregullisht nga fqinjët dhe miqtë e familjes Minskikh. Ai është duke u kënaqur në qendrën e vëmendjes, por pa u larguar nga shtëpia.

Exit mobile version