Telegrafi

Maçorri bëhet me thjerrëza kontakti

Maçorri me emrin Ernest po vuante nga entropioni, një sëmundje e cila i kthente kapakët e syve të tij në kokërdhokun e syrit, raporton Sky News.

Veterinarët sugjeruan zgjidhjen inovative sepse maçorri ishte tepër i vjetër për të rrezikuar me anestezi e përgjithshme.

Personeli i strehimores për kafshë në ishullin britanik Wight, ku Ernest ka kaluar 13 vitet e fundit, kanë thënë se nuk kishin dëgjuar më herët për ndonjë maçorr i cili bartte thjerrëza.

"Tani ai është shumë më i rehatshëm. Më herët sytë e tij ishin të mbyllur, tani ata janë hapur", ka thënë administratori i strehimore Les Burrows.