Telegrafi

Maçoku që për 12 vite “punon” në komunën e qytetit rus, takimet nuk “fillojnë” pa të

Maçoku Kipish tash e 12 vite shëtit korridoreve të komunës në qytetin rus Nevimonisk, dhe tashmë bërë është bërë temë diskutimi mes banorëve.

Jo vetëm që qëndron nëpër shumë zyra dhe të gjithë e konsiderojnë si një kafshë të ëmbël shtëpiake, por edhe është mysafir në programet për fëmijë që i organizon komuna, transmeton Telegrafi.

Kështu Kipish tani është bërë edhe me profil zyrtar në Instagram, ku shkruan: “Quhem Kipish dhe jam punonjësi më i vjetër i komunës. I kam 12 vite përvojë në komunë”.

Detyra kryesore e kësaj mace është të paraqitet së bashku me kryetarin e komunës së Nevimoniska, Mihail Minenkov, në takimet e mëngjesit.

Tani Kipish ka të paktën 1.300 persona që e ndjekin në Instagram. Punonjësit e komunës thonë se ai nuk zgjedh çfarë ha, i pëlqen ushqimi për mace por edhe çfarëdo që i dërgojnë – peshk, mish pule dhe gjëra të ngjashme.

“Nuk e kemi matur, por sigurisht i ka 10 kilogramë”, ka thënë kryetari i qytetit rus. /Telegrafi/