Site icon Telegrafi

Maçoku “operon” natën dhe i pëlqen të vjedhë kostume larjeje

Dusty gjatë tre viteve të fundit ka vjedhur nga fqinjët e vet rreth 600 gjësende të ndryshme. Ai vjedh çanta, këpucë dhe lodra plishi, ndërsa ndër pretë e tij të preferuara janë kostumet e larjes.

Pronarët e maçokut problematik Jean Chu dhe Jim Coleman thonë se ai del natën në kërkim të plaçkës, ndërsa para mëngjesit kthehet në shtëpi me gjëra të ndryshme.

Aftësitë kleptomane të Dustyt janë xhiruar edhe nga rrjeti televiziv Animal Planet. Jean thotë se deri më tash vetëm në një shtëpi ka vjedhur 11 gjësende të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version