Site icon Telegrafi

Maçoku mendon se është pulë

Kur pulat e australianes Naomi Oliver ranë klloçkë, dhe nuk treguan ndonjë interes për inkubacionin e vezëve të tyre dhe për krijimin e familjes, maçoku katërvjeçar mori iniciativën dhe filloi t’i ruante vezët.

“Nuk e di sa e din ai është mace, por e di që ai nuk sillet si mace. Bustopher vazhdimisht shkon në kotec luan me pulat sikur të ishte pjesë e tyre, e jo “predator”, thotë Naomi.

Por fytyrën e vërtetë të maces së saj Naomi e zbuloi pasi që pulat ranë klloçkë. “E kërkoja Bustopherin dhe e gjeta të shtirë mbi vezët, me siguri duke i përpjekur t’i ngrohë. Pasi i kaloi tri ditë të plota mbi vezë, fillova të shqetësohem se çfarë i ka hipur në kokë, por jam e sigurt se ai është i bindur që po e bën një punë të mrekullueshme”, thotë pronarja.

Bustopher largohet prej çerdhes vetëm dy tri herë në ditë kur është i uritur dhe vjen e bën nganjëherë një sy gjumë në krevatin e Naomit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version