Telegrafi

Maçoku me fytyrë me dy ngjyra bëhet baba i dy koteleve në secilën prej ngjyrave të tij

Ka një arsye pse egjiptianët e lashtë adhuronin macet. Ato janë kafshë madhështore, shumë inteligjente.

Nëse jeni një person që i do macet dhe ndjek lajmet për mace në rrjete sociale, atëherë duhet të keni dëgjuar për Narnia.

Narnia ka edhe kanalin e tij në YouTube.

Narnia është një maçok 3-vjeçar, me një fytyrë me dy ngjyra, e ndarë me një vijë të vetme përmes mesit, e cila rrëmben vëmendjen e secilit që e sheh atë. Ai ka një anë gri dhe të zezë.

Narnia ka lindur në Paris dhe tani jeton në Britani. Së pari besohej se ai ishte një maçok i rrallë ‘chimera’, por testet treguan se nuk ishte ky lloj dhe misteri është se ai ka vetëm një ADN.

Sot, Narnia është babai i dy fëmijëve, Phoenix dhe Prada, të cilët kanë marrë ngjyrën e tyre nga secila anë e fytyrës së Narnia. Njëra prej tyre është gri, dhe tjetra e zezë.

Pronarja e Narnia, Stephanie, thotë se Narnia është një baba i shkëlqyeshëm dhe gëzohet kur kalon kohë duke luajtur me kotelet e tij.

Të gjithë kotelet e tij i kanë sytë si të tij. “Është shumë e rrallë, ka vetëm disa mace në botë që janë plotësisht të ngjyrosura dhe kanë sy blu. Ky është një gjen i ri i quajtur ‘akull’”, tha Stephanie.

Zakonisht, macet e bardha kanë sy blu.

Përndryshe, Narnia do të bëhet baba edhe një herë dhe kotelet e tij duhet të lindin rreth datës 29 qershor. /Telegrafi/