Telegrafi

Macja vihet në ndjekje të lodrës duke lëvizur me një shpejtësi shumë të madhe (Video)

Londrën që ia rrëshqisnin para fytyrës, macja që jeton në një shtëpi në Guangdong të Kinës, e ndoqi me një shpejtësi marramendësi.

Lëvizjet e putrave të saj, rrëshqisnin lehtë nëpër dysheme, megjithëse lodrën që e kishte përpara nuk arriti ta kapte, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht se do ishte kampione në garat e vrapimit të maceve” ka shkruar një komentues.

Bazuar në pamjet e shpërndara, ekspertët kanë thënë se kjo formë e lëvizjes është shumë e shpejtë dhe nuk është parë më herë te këto krijesa që janë shumë të shkathëta. /Telegrafi/