Të pranishmit në një pasarelë që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, mbeten të habit me një mace të shoqërueshme, që qëndroi për një kohë në skenë.
Ajo në fakt u bë ylli i shfaqjes së modës, pasi lëvizi krahas modeleve që parakalonin të veshura me rrobat e fundit të një shtëpie të modës, transmeton Telegrafi.
Prania e kafshës së shoqërueshme në pasarelë, iu ka pëlqyer shumë shikuesve të një llogarie në Instagram, që e pëlqyen më se 260 mijë herë.
Kjo i ka ndihmuar shumë kreatorit që t’i popullarizohen edhe veshjet, që deri më atëherë nuk kishte pasur ndonjë emër të madh në industri. /Telegrafi/
https://youtu.be/JxFX15-EweE